Konfirmohet nga VV-ja: Qeveria formohet sot

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu ka konfirmuar se, pas konstituimit të Kuvendit, pritet të formohet edhe Qeveria Kurti 2.

“Përuljen më të thellë për zgjedhësit që i bënë privilegjin e jashtëzakonshëm Albinit duke e ngjitur në karrigen e Kryeministrit me kaq shumë mbështetje por edhe me po aq shumë pritje karshi tij”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot do të votohet qeveria që e deshti dhe e votoi masivisht populli. Kryeministrit Kurti duhet t’i urojmë suksese në punën e vështirë që e pret dhe t’i japim përkrahjen maksimale dhe sugjerime konstruktive aty ku duhet. Unë besoj në integritetin dhe përkushtimin e tij për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen por edhe vendin. Përuljen më të thellë për zgjedhësit që i bënë privilegjin e jashtëzakonshëm Albinit duke e ngjitur në karrigen e Kryeministrit me kaq shumë mbështetje por edhe me po aq shumë pritje karshi tij. Duhet nënvizuar fort se ndryshimi nuk do të vijë as brenda një nate, as brenda një viti, por puna e qeverisë e projektuar në programin tonë që kemi punuar me aq shumë pasion, do të kërkojë qe edhe ekipi qeveritar të jenë të përafërt në atë që përfaqëson Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *