Konkurs për 23 administratorë, rroga deri 33 mijë denarë

Qyteti i Shkupit ka publikuar shpallje për punësimin e 23 nëpunësve thuajse në të gjithë sektorët e punës.

Advertisement

Kryesisht do të pranohen bashkëpunëtorë më të rinj ose referentë të pavarur dhe inspektorë, por kërkohen edhe udhëheqës sektorësh.

Rrogat e parapara për ta janë nga 16.495 deri 32.887 denarë.
Shpallja është publikuar në faqen e Agjencisë për administratë.

Pjesa më e madhe e personave që kërkohen janë me arsim të lartë juridik, ekonomik, drejtime teknike, ueb dizajnerë, dizajnerë të softuerëve, me shkollë të turizmit dhe hotelerisë, transmeton gazeta Lajm.

Sipas përkatësisë etnike kërkohen 15 maqedonas, 5 shqiptarë dhe nga një serb, rom dhe vlleh.

Në kushtet e parapara është edhe njohja e një gjuhe të huaj nga tri gjuhët zyrtare në Bashkimin Evropian dhe përvojë e caktuar pune

Advertisement

Leave a Reply