Korrupsioni problem kryesore në procesin e prokurimit publik

Korrupsioni mbetet një nga problemet kryesore në procesin e prokurimit publik. Të dhënat e Qendrës për Komunikime Civile tregojnë se rreth 70 për qind e ndërmarrjeve publike nuk kanë bërë asnjëherë vlerësim të rrezikut nga korrupsioni. Për më tepër, drejtorët e ndërmarrjeve shtetërore në tre vitet e fundit nuk kanë filluar asnjë nismë për ngritjen e procedurës penale për dyshime për korrupsion në prokurimet publike.

Advertisement

“Deri më tani në vend ka shumë pak denoncime për parregullsi, qoftë në formën e ankesës dorëzuar në Komisionin shtetëror për ankesa për prokurime publike, ose në formën e denoncimit tek institucionet kompetente, qoftë në Komisionin kundër korrupsionit ose në Ministrinë e Brendshme dhe Prokurori Publike – deklaroi Sabina Fakiq Qendra për Komunikime Civile”

Korrupsioni në vend ka depërtuar aq thellë saqë në një ligj i vetëm nuk mund të zbulojë çdo mundësi për keqpërdorim nga ana e zyrtarëve. Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska vlerëson se për të filluar luftë kundër kësaj të keqeje, të gjithë duhet të fillojnë nga vetja, për të rritur ndërgjegjësimin.

Dobësitë e identifikuara nga të gjitha hulumtimet dhe analizat e kryera konfirmuan nevojën për të forcuar integritetin dhe për të zvogëluar rreziqet nga korrupsioni në ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare – tha Biljana Ivanovska, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Të dhënat e OJQ-ve tregojnë se 92 % e ndërmarrjeve shtetërore të anketuara nuk kanë kryer trajnime për integritet dhe anti-korrupsion të punësuarve. Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera totale e prokurimeve publike të ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive aksionare të themeluara nga Qeveria është rreth 300 milion euro dhe përfaqësojnë një të tretën e të gjitha prokurimeve publike në vend. Rekomandimet e ekspertëve janë: ndryshimi i parimit të rotacionit të punonjësve si anëtarë të komisioneve për prokurime publike, edukimi i punonjësve, kontrolle më të shpeshta të jashtme nëpër ndërmarrje, përmirësimi i procesit të planifikimit të prokurimeve publike, ankandi elektronik të aplikohet vetëm për produktet me cilësi të njohur.

Ile Petreski

Advertisement

Leave a Reply