Krisma mes policisë dhe dy personave në Shkup

Përplasje si në skena filmi kanë ndodhur dje mes policisë dhe dy vje*dhësve të makinave në Shkup. Sipas policisë, fillimisht një 51 vjecar, me adresë banimi në rrugën “Sreqko Puzhallka” ka njoftuar në MPB se është vjedhur makina e tij “Ford Fiesta. Më vonë, patrulla policore e ka vërjtur makinën në lagjen “Maxhari” dhe ka filluar ta ndjekë.

Kur e kanë vërejtur policinë, dy vjedhësit kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar të ikin. Njëri prej tyre ka gjuajtur me armë drejt policisë, por nuk e ka qëlluar. Edhe njëri prej policëve ia ka kthyer, duke gjuajtur me re*vole në ajër në shenjë ndalimi.
Vje*dhësit kanë arritur të ikin, kurse policia veturën ia ka kthyer pronarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *