Kriva Pallanka kërkon që ora policore të fillojë më herët

Shtabi i Krizës Komunal në Kriva Pallankë kërkoi që ora policore në këtë qytet të fillojë në orën 19:00, pasi që numri i rasteve të regjistruara me Covid-19 është rritur në ditët e fundit, rreth dhjetë raste në ditë është numri mesatar i njerëzve të infektuar.

Shtabi i Krizës futjen e masave shtesë në territorin e komunës, me kontrolle të intensifikuara nga shërbimet kompetente.

“Ne kërkojmë nga Shtabi Qendror i Krizave që ora policore të fillojë nga ora 19:00 në vend të 22:00.

Bëjmë thirrje që policia në Kriva Pallankë të vazhdojë me kontrolle të rregullta me prani fizike të personave të sëmurë dhe të izoluar, dhe jo në mënyrë selektive, dhe të veprojë në mënyrë më rigoroze në drejtim të vendosjes së gjobave kufizuese për shkelësit e ndalimit dhe detyrave dhe detyrimeve të vendosura”, tha Izabela Pavlovska nga Shtabi i Krizës në Kriva Pallankë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *