Kryetari i LDK-së u dërgon letër Osmanit e Kurtit, propozon ditën për takim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër u.d së presidentes Vjosa Osmani, dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, për takim të kërkuar nga këta të dy, më 19 mars, shkruan Insajderi.

Në letrat që ka siguruar Insajderi, Abdixhiku u propozon Kurtit e Osmanit, takim të premten me fillim nga ora 12:30 në Kuvendin e Kosovës.

“Propozoj që takimi të mbahet këtë të premte, më 19 mars 2021, në orën 12″30 në sallën N-303 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në formatin e propozuar nga ju”, thuhet në letrën e Abdixhikut.

Kujtojmë se sot, kreu i VV-së, Albin Kurti ka zhvilluar takime me kryetarët e partive të tjera në vend, ku kanë diskutuar për çështjen e presidentit.

Një takim me kryetarin e LDK-së është paraparë që të zhvillohet sot, por Abdixhiku e ka refuzuar atë, pasi që, dje ai është zgjedhur në krye të LDK-së, teksa ka lënë hapësirë për një takim tjetër që pritet të mbahet të premten./ Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *