Kukësi, qyteti i shpëtimit për kosovarët – 1999/2021

Mungesa e vaksinës dhe mos sigurimi i saj deri më tash nga qeveria në Kosovë, ka shtyer qeverinë shqiptare që rë paktën ti ofroj ndihmë Kosovës në vaksinimin e kategorisë së punonjësve që përballen me virusin në baza ditore, mjekët.

Por, kjo nuk është hera e parë që Kukësi ka hapur dyert për kosovarët, kjo sepse edhe në eskodin e madh të vitit 1999 si pasojë e shpërnguljes me dhunë të kosovarëve nga regjimi i atëhershëm serb, Kukësi u bë streha e shpëtimit të atëhershëm.

Bashkia e Kukësit së bashku me qytetarët në atë kohë kishin strehuar familjet e ardhura nga lufta, u kishin siguruar ushqim, por dhe kujdesin shëndetësor.

Kurse sot 22 vite më pas zemërgjerësia kuksiane vazhdon të mbetet po e njëllojta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *