Kumanovarja kapet duke vjedhur para nga arka e një marketi

Foto ilustrim

Me datë 21.09.2022 në ora 19:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë arrestuar 41-vjeçaren E.P. nga Kumanova, përcjell TV21. Ajo është kapur në flagrancë duke marrë para nga arka në një market në rrugën “AVNOJ” në Kumanovë.

Paratë e marra u gjetën dhe iu kthyen pronarit ndërsa E.P. u arrestua dhe po mbahet në stacion të Policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *