Kuqezinjtë e Shkëndijës sot në Tetovë presin KF Shkupin

Kuqezinjtë sot (18.09.2022) presin në Tetovë KF Shkupin në duelin e xhiros së 8-të në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut., përcjell Nistori.

Duke filluar prej orës 15:00, në Stadiumin e Tetovës do të fillojë ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit. Vendasit do të udhëhiqen nga trajneri Qatip Osmani, i cili dje u kthye përsëri në stolin e Shkëndijës.

Struga në kohë të njëjtë do të përballet me ekipin e Tikveshit, ndërsa Rabotniçki do të pret Pobedën.

Një ditë më vonë, ekipi i Skopjes duke filluar prej orës 15:00 do të përballet me ekipin e Bregallnicës, ndërsa Sileksi do të jetë e lirë pasi ishte planifikuar te luajë me Renovën, e cila u largua nga kampionati.

Ndryshe, në Ligën e Parë po udhëheqë Struga Trim&Lum me 21 pikë nga 7 ndeshje, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e tretë me 11 pikë nga gjashtë ndeshje, në po aq ndeshje Shkupi ka grumbulluar vetëm 10 pikë.

Federata e Futbollit në Maqedoni ditë më parë përzgjodhi kundërshtatët e Kupës së Maqedonisë së Veriut për fazën e 1/8 së finales:

Struga Trim&Lum – Rabotniçki
Bregallnica – Pelister
Vardar – Fortuna
Akademija Pandev – Luboten
Pobeda – Makedoniga Gj.P.
Shkupi – Voska
Shkëndija – Skopje
Tikvesh – Sileks

Ndeshjet do të zhvillohen më 5 tetor nga ora 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *