Kur Duriqi i ofendonte shqiptarët e Maqedonisë “Terroristat e Maqedonisë”, “Terroristi Jakup Asipi, Omer Bajrami, Bekir Halimi”

“Terroristat e Maqedonisë”, “Terroristi Jakup Asipi, Omer Bajrami, Bekir Halimi, e shumë terrorista të tjerë që ju i thërrisni dijetarë”, “klloshar që punon në BIK”, “Imami i xhihadit Jakup Asipi” – janë disa nga ofendimet që gazetari kosovar i Indoks, Visar Duriqi para disa viteve i bënte për shqiptarët e Maqedonisë, e veçanërisht për imamin e njohur tashmë të ndjerë, atdhetarin Jakup Asipi, nga Sllupçani i Kumanovës.

Advertisement

Duriqi, para disa viteve në vazhdimësi, në profilin e tij në Facebook shkruante për jetën dhe veprën e Hoxhës Jakup Asipi, duke i vënë etiketime të rënda, duke shpifur por dhe duke nxjerrur nga konteksti ligjëratat e hoxhës së ndjerë.

Ajo që e bën Duriqin edhe më kontrovers është fakti që ai edhe vetë ka qenë student i medresesë “Alauddin” në Prishtinë, madje sipas tij ai ka marrë edhe bursë. Në një status të tij më 5 Shkurt 2016 ai e tregon këtë gjë duke ofenduar një person të punësuar në Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili e kishte këshilluar që të kursejë ofendimet ndaj Hoxhës Jakup Asipit, pasi që edhe vetë ka qenë në medrese madje ka marrur edhe bursë.

Duriqi kishte ofenduar edhe motrat muslimane që kanë mbulesë. Në manifestimin e Ditës Botërore të Mbulesës, nga ana e Forumit Rinor Islam Kumanovë, Visar Duriqi në profilin e tij në Facebook kishte ofenduar shqiptarët e Maqedonisë dhe hoxhën Jakup, se po merren vetëm me shamija, xhamija, xhihad e me ligjërata të terroristit Jakup Asipi.

Ai në një rast kishte thënë që e ashtuquajtura media shqiptare e ISIS po citon vetëm Jakup Asipin dhe Bin Ladenin.

Emri i Duriqit u riaktualizua ditën e sotme pasi që mbrëmë ishte sulmuar nga tre persona të maskuar në hyrjen e banesës së tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Duriqi është gazetarë i Indoks, emision hulumtues në Kosovë.

Shumë kolegë të Duriqit, ambasadorë e persona të tjerë të njohur e kanë dënuar sulmin, duke e cilësuar si sulm ndaj fjalës së lirë./GazetaPopulli.net

Advertisement

Leave a Reply