Kurti paralajmëron shkarkime që në javën e parë të Qeverisë së re

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se qeveria në detyrë duhet të ndërpresë çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim në pozita drejtuese të institucioneve, e të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re, duke shtuar se secili do anulohet që javën e parë të ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.

“Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë”, ka shkruar në Facebook.

Ndërsa shton se “secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë”.

Kurti thotë se vetëm institucionet e reja kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike dhe ndërmarrjet.

Ai shton se që nga vendimi i Kushtetueses për qeverinë Hoti, kjo e fundit është treguar aktive për dy gjëra, për keqshpenzim të buxhetit dhe emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *