Kush është Armend Mehaj, i dekoruar me medaljen “Për shërbime të veçanta” i cili u zgjodh ministër i mbrojtjes nga Kurti

Armend Mehaj, është i përfolur në mediet kosovare për ta udhëhequr Ministrinë e Mbrojtjes në Qeverinë Kurti 2, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.

Advertisement

Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze.

Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.

Në nëntor të vitit 2012, Mehaj, si ushtar i Norvegjisë, është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”, shkruan Reporteri.net.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Advertisement

Leave a Reply