Kush është reperi “Vinz” që tentoi të vrasë pronarin e hotelit në Tiranë?

Ervin Selita 30-vjeçari i arrestuar nga policia mesditën e djeshme pasi tentoi të vrasë me armë zjarri pronarin e një hoteli në Tiranë është reperi i njohur si Vinz. Mësohet se Ervin Selita, është pjesë e grupit shqiptar në Londër “Hellbanianz”.

I riu nga Burreli jeton në Angli ndërsa është kthyer së fundmi për disa ditë në Tiranë. Ai ka shkuar në hotel me një vajzë 30-vjeçare dhe në atë moment recepsionisti i ka kërkuar të resë kartën e identitetin.

Në atë moment në debat janë përfshirë dhe pronarët e hotelit dhe Selita ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Zeni Xhindit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ervin Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët.

Vinz ka në repertorin e tij dhjetëra këngë, nga ku spikaten “My Shqipez”; “Nuk ka Dashni”; dhe kënga e tij më e fundit, një bashkëpunim me Stealth, që është publikuar 2 shkurtin e 2022, e titullohet “Poppin Smoke”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *