Ky është imami që u arr estua 13 herë nga policia serbe (VIDEO)

Hoxhë Xhevat Kryeziu, imam Bubavec të Malishevës, në nj video të publikuar në rrjetet sociale flet për kohën e paraluftës në Kosovë dhe për bashkimin e shqiptarëve pa marrë parasysh se cilës fe i takojnë.

Hoxha Kryeziu i cili është kryetar i Bashkësisë Islame në Malishevë, po cilësohet një shembull i mirë prej një kleriku kombëtarë dhe fetarë.

Në këtë video dëgjohet hoxha duke treguar se në vitin 1990 është arrestuar 13 herë nga policia serbe dhe 13 herë është pyetur se çka ke lypë në kishë, e çka kanë lyp priftërinjtë në xhami?

Serbët e kanë pyetur edhe pse jeni bashku?

Hoxha tregon se në xhami në një ditë Bajrami kanë shkuar 5 priftërinj në tubimin për faljen e gjaqeve.

Hoxha tregon se ka bë një punë të madhe në ndërlidhjen e kishës dhe xhamisë, pra kultet fetare për me i tregu botës së nuk jemi popull fondamental terroristë, por jemi vëllezër.

Hoxha tregon se u ka thënë serbëve se ne do të mbrohemi prej juve, sepse nuk kemi pretendime territoriale por kemi me mbrojt nderin tonë, pasi nuk po shkojmë në Serbi për të luftuar ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *