Lala Rahim nga Shipkovica e Tetovës: “Patriot më i madh shqiptar është Selmani i Shaqirit”

Shefqet MANI

“Lala Rahim nga Shipkovica i kishte pyetur disa në hapsanë, kishin bërë një bisedë pas grilave:
-Kush është patriot më i madh shqiptar?!
-Njëri thotë:
Patriot më i madh ka qenë Gjergj Kastrioti!
La Rahim i thotë, jo nuk është ashtu!
Përgjigjet tjetri:
Patriot më i madh ka qenë Isa Biletini!
La Rahim i thotë, jo nuk e ke qëllu!
Përgjigjet i treti:
Patriot më i madh ka qenë Ismail Qemali!
-Jo, jo, nuk ja keni qëlluar asnjëri!
Mjaft më, se nuk e dini të vërtetën!Pasi nuk e dini, jua them unë!
Patriot më i madh shqiptar ka qenë Selmani i Shaqirit nga Shipkovica!(La Selman, vëllau i haxhi Alishahit)
A e dini pse, sepse kur ka shku në qytet, në një gjelltore të një sllavo maqedoni, maqedoni i ka thënë:
Pa mësuar të kërkosh bukë maqedonisht, nuk ka bukë!
Por, Selmani i Shaqirit i ka thënë:
-Shkavello, dëgjo këtu, pa e mësuar ti se këtu bukës i thonë bukë, kur nuk futem më në gjelltoren tënde (açihanen tënde)!
Kurse, ne sot, gjithandej kafeneve sllave, me muzikë sllave, me injorancë sllave na bëhet më mirë se në restorantet shqiptare!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *