Lazim Destani: E dhimbshme ikja nga jeta e Rasim Thaçit – Cimës

Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, që është në krye të listës së shqiptarëve më të suksesshëm në fushën e biznesit në arenën ndërkombëtare, gjatë jetës e veprimtarisë së tij shumëvjeçare njihet edhe për kontributin e tij të madh në afirmimin e kulturës shqiptare gjithandej.

Të paktë janë ata artistë shqiptarë të fushave të ndryshme me të cilët nuk është takuar z.Lazim Destani , tek edhe është gëzuar dhe është ndjerë krenar me sukseset e tyre në skenat artistike, në film, në muzikë e në spor.

Kësaj radhe, sot ndjehet i pikëlluar z.Lazim Destani.

E ndjen me dhembshuri vdekjen e aktorit të madh të humorit, Rasim Thaçit- Cimés.

Përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, Destani shkruan këto fjalë:

E dhimbshme ikja nga jeta e Rasim Thaçit – Cimës. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve të tij të shumtë në këto ditë të vështira për ta. Cima do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njëri ndër aktorët më të spikatur që me humorin e tij të veçantë për dekada me radhë na ka sjellë atmosferë gazmore dhe plot kënaqësi.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *