Lënda për dy funksionarë të BDl-së po “bllokohet” në Prokurorinë e Lartë

Prokuroria e Lartë Publike në Shkup e ka “bllokuar” lëndën për ish deputetin Ejup Halimi dhe Ismet Gurin nga BDI-ja, të cilët nga Gjykata Themelore u dënuan me 3 vite e gjysëm burg.

Siç shkruan Sdk.mk, Prokuroria e lartë që nga muaji nëntor lëndën ende nuk ia kthen Gjykatës së Apelit.

“Shef i Prokurorisë së Lartë është Mustafa Hajrullai, kurse lënda me muaj të tërët është ngatërruar tek prokurori Dilaver Bekteshi.
Edhe pse në ligj ekzistojnë afate instruktive se për një lëndë të dorëzuar nga Gjykata e apelit për mendim, Prokuroria e lartë duhet të përgjigjet për një muaj, megjithatë këtu ligji nuk respektohet. Nga 13 nëntori, Prokuroria nuk e kthen mbrapa dosjen me lëndën e plotë dhe nuk jep mendim, prandaj Gjykata e Apelit nuk mund të vendosë lidhur me ankesat sit ë prokurores Fatime Fetai, poashtu edhe të Halimit dhe Gurit. “, shkruan ky portal.

Sakamdakazam.mk ka pyetur shefin Hajrullai se kur do të jepet mendim për këtë lëndë, por ai nuk është përgjigjur.

“Lënda është pranuar më 12 nëntor të vitit të kaluar. Më 13 nëntor e kemi dërguar për mendim në Prokurorinë e lartë publike. Deri më sot nuk kemi përgjigje nga Prokurori i lartë publik që do ta përfaqësojë padinë para gjykatës sonë”, kanë deklaruar nga Gjykata e Apelit në Shkup.

Halimi dhe Guri janë dënuar për falsifikim të rezultateve zgjedhore në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *