Luftëtarët e UÇK-së në mbrojtje të doktor Xhelal Esatit: Ai është mjeku që shëroi shumë luftëtarë dhe civil gjatë luftës së 2001

Ditëve të fundit disa media në Maqedoninë e Veriut me ose pa qëllim plasuan një deklaratë të doktor Xheladin Esatit, e cila sipas të gjitha gjasave ishte nxjerrur nga konteksti dhe ishte shtrembëruar.

Bëhet fjalë për një prononcim të doktorit për një medium serb që shumë mediume në Maqedoni të Veriut në mënyrë tendencioze dhe jo të plotë e publikuan, konkretisht ata pretendonin që doktori kishte deklaruar që kinse dëshira e vetme e tij është që ai ti ndihmojë popullit serb, ndërsa në fakt doktor Esati ka patur për qëllim të tregojë gadishmërinë për të ndihmuar në tejkalimin e virusit vdekjeprurës Kovid-19, që nuk njeh as komb as fe e as moshë, raporton Gazeta Populli.

Disa ushtarë të 2001, kanë reaguar në rrjetet sociale në përkrahje të doktor Xhelalit, duke publikuar fotografi të tij krah për krah me luftëtarët e UÇK-së dhe fotografi të tij duke i shëruar të plagosurit e UÇK-së në 2001.

Ky është reagimi i Luftëtarit Fexhri Asipi Abrashi:

“🇦🇱LIRIA KA EMER UCK🇦🇱
Reagim i luftetareve te UCK se kunder portaleve shqipfolese ne Maqedonine e Veriut te cilet njollosin figuren e mjekut te UCK se Dr Xhelal Esati.
Almakosi ,Lajmi.net,Kumanova news,Shenja,paCensure dhe gjithe ato qe shperndane nje lajm te reme kunder mjekut te luftes.
Ky eshte Dr Xhelal Esati mjeku anasteziologu i cili sheroi shume te plagosur gjate luftes se 2001 luftetar dhe civil , i plagosuri eshte bashkeluftetari Bekim Xheladini 2001.
Ende me kujtohen momentet e sulmeve dhe kur ua sjellnim te plagosurit dr Xhelali ishte ai qe sheroi ata.
Me kujtohet RASTI i komandant Rokit Rahim Beqirit e mjekoi disa dite dhe erdhi bashke me ne deri ne spitalin e PRISHTINES.
Nese nuk kemi bere dicka me teper per ju tani je ne mbrojtjen tone te luftetareve sepse ishe pjese e UCK se.
Kta portalet qe dezinformojne tash ,ne kohen e luftes jane mshefur nder dimijat e nenave te tyre apo te grave te familjeve te tyre.
Reagimi i familjes eshte i drejte dhe ne mbeshtetim familjen e tij dhe Dr Xhelalin mjekun e UCK se.”/GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *