Makina e të rinjve u rrokullis disa herë, policia jep detaje: 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Policia ka dhënë detaje për aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Krane-Konispol, ku mbeti i vdekur një i ri.

Viktima është një 30 vjeçar, ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.

Automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.“, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *