Makraduli: Në vend se në sportel, dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

Në intervistën e mbrëmshme për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i Postës së Maqedonisë, Jani Makraduli, kujtoi se qytetarët kanë mundësinë të marrin çertifikatat e lindjes në adresën e shtëpisë përmes postës.

Siç njoftoi ai, Posta është në negociata edhe dokumentet tjera të mund të merren me postë, në vend që të shkohet nëpër sportele.

“Patentë shoferi, letërnjoftim …, është formuar një grup pune për të ndryshuar ligjin për të dhënat personale … pse të vini dy herë, njëherë të fotografoheni, pastaj ta merrni, kur postieri mund tua sjellë në shtëpi. Është një drejtim në të cilin jemi duke punuar seriozisht,” tha Makraduli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *