Makron pozitiv me kovid-19

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirusin, thonë nga Pallati Elysee.

Advertisement

Sipas shërbimit për shtyp të presidencës franceze, kreu i shtetit do të jetë në izolim për shtatë ditët e ardhshme.

Presidenti i Republikës u diagnostikua me kovid-19. Në përputhje me rregullat aktuale sanitare që vlejnë për të gjithë, kreu i shtetit do të izolohet për shtatë ditë. Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kryejë aktivitetet e tij në distancë, thuhet në deklaratë.

Macron iu nënshtrua një testi PCR pasi i kishte simptomat e para të sëmundjes.

Në valën e dytë të koronavirusit në Francë, bllokada për shkak të kovid-19 në vend është zëvendësuar nga një orë policore nga ora 20:00 deri në 6:00 të mëngjesit, që hyri në fuqi më 15 dhjetor.

Advertisement

Leave a Reply