Maqedoni, 12 mijë kompani s’kanë lëshuar pagat për muajin shkurt

Rreth 12 mijë kompani nuk e kanë paguar pagën e muajit shkurt. Ende janë në pritje të ndihmës financiare nga pakoja e pestë e masave kundër Covidit që janë bllokuar në Kuvend. Nëse nuk i paguajnë pagat, Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron bllokimin e llogarive të këtyre ndërmarrjeve. Që nga dje, 23 mars, paga për muajin shkurt nuk janë pagua nga gati 12 mijë kompani sepse ende janë duke pritur ndihmën financiare nga shteti. Të gjithë punëdhënësit të cilët e kanë shkelur afatin për pagimin e pagës për muajin shkurt, që është deri më 15 mars, u është dërguar vërejtje nga DAP.

“Mbajë hidhërimin që e kemi të gjithë. Të bllokosh ligjet që nënkuptojnë jetë, për ndihmë nga pasojat e pandemisë, është vërtet e paarsyeshme dhe besoj se do të ketë arsye të shëndoshë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *