Maqedoni/ Dyshime për korrupsion, kanë marrë të holla për patentë shoferi (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar padi penale kundër 36 personave, prej të cilëve tetë janë të punësuar në MPB, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të autorizimit dhe detyrës zyrtare”, “punë të papërgjegjshme në detyrë” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”, por edhe kundër 28 qytetarëve nën dyshimin se kanë kryer vepër penale “nxitje në kryerjen e veprave të theksuara penale”, njofton MPB, njofton Portalb.mk.

“Zyrtarët e paraqitur të punësuar në Repartin për Çështje Administrative Shkup, duke e shfrytëzuar autorizimin dhe detyrën zyrtare 28 qytetarëve, në kundërshtim me dispozitat ligjore, pa kaluar testin për vozitje dhe pa dokumentacionin përkatës, kanë kryer krijim elektronik të dokumentacionit dhe kanë vendosur të dhëna të rrejshme, të njëjtën e kanë miratuar për përpunim, pas së cilës u janë dhënë patentë shoferi për drejtim të automjeteve motorike”, informojnë nga MPB.

Ata shtojnë se me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer kontrolle në hapësirat zyrtare të Sektorit për Çështje Administrative, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, i cili është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor, prej ku do të nxirret para gjykatësit hetues të Gjykatës Penale të Shkupit.

Materialet e siguruara do të dorëzohen te prokurori publik për procedurë paraprake.

Zyrtarët janë suspenduar prej punës dhe kundër tyre do të ngritën procedura disiplinore.

Lajmi për patentë shoferin fillon në minutën e 9.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *