Maqedoni: Edhe për dy javë mbeten të mbyllur kufijtë me Greqinë

Qeveria greke ka vazhduar deri më 22 mars 2021 ndalesën për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta, gjegjësisht përmes kufijve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Nga e hëna e kaluar, në fuqi janë masa më të rrepta për vendkalimet kufitare Evzoni me Maqedoninë dhe Kakavi me Shqipërinë, të cilat punojnë nga ora 7 deri në ora 19 sipas kohës lokale, në vend se deri në ora 23 siç ishte më herët, ndërsa në ditë lejoheshte të hyjnë vetëm 400 persona, derisa ndërkohë është i obligueshëm karantinë prej 14 ditëve.

Në vendkalimet kufitare të gjithëve u bëhet një test i shpejtë, duke përfshirë dhe shoferët e kamionëve, ndërsa nëse rezultojnë pozitiv, nuk do t’u lejohet të hyjnë.

Ndryshe, për ata të për të cilët lejohet të hyjnë në Greqi, përveç testit negativ PCR, duhet edhe të plotësojnë formularin special PLF (Passenger Locator Form), të jenë negativ në testin e shpejtë në kufi, ndërsa nëse hyjnë në kufijtë nga Maqedonia dhe Shqipëria, do të duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *