Maqedonia e Veriut mposht Gjermaninë vendase (VIDEO)

“Gjunjëzohen” katër herë fituesit e Kupës së Botës dhe tre herë fituesit e Europianit, Gjermania para përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, pasi këta të fundit sonte triumfuan me rezultat 1:2 në Duisburg në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.
Zhbllokimin e këtij rezultati e bëri Maqedonia në minutat shtesë të pjesës së parë, me Bardhin që dhuroi një asist përfekt për Pandevin, ndërsa ky i fundit shënoi pa problem në rrjetën e Ter Shtegenit për epërsi 0:1.
Në pjesën e dytë gjermanët përfituan një penallti në minutën e 62-të dhe atë në gol e shndërroi Gyndogan për të barazuar shifrat për momentin në 1:1. Në vijim Maqedonisë ju mohua një penallti e pastër nga arbitri. Ndërkohë dënimi për gjermanët do të vinte në minutën e 85-të me Arijan Ademi që bëri gjithçka mirë në zonën e rreptësisë të Gjermanisë dhe dhuroi një top të mirë për Elmas, i cili me shumë stil e çoi në rrjetë për shifra 1:2 dhe fitore të Maqedonisë në këtë përballje shumë të vlefshme.

Pamje nga goli vendimtarë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *