Maqedonia më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm – Nikollovski: Ky do të jetë viti i antikorrupsionit

Nikollovski: Vit i antikorrupsionit, por edhe dorë e shtrirë e VMRO-DPMNE-së për luftë të përbashkët kundër korrupsionit

Qeveria paralajmëroi se ky vit do të jetë vit i antikorrupsionit dhe se po hyn në një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit në të gjitha nivelet. Javën e kaluar e prezantoi edhe Planin kundër korrupsionit, i cili, ndër të tjera, parashikon luftën kundër korrupsionit në Qeveri, por edhe të, siç paralajmëruan, çmontimin e mbetjeve të regjimit të ish-qeverisë. Pas njoftimit të Planit të antikorrupsionit dhe votimit të besimit të Qeverisë në Kuvend, kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE i ofroi veprim të përbashkët të.

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski i tha për MIA-s se me regjimin 11-vjeçar të qeverisë së mëparshme, ka qenë i robëruar edhe pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor. Sipas tij, deinstalimi i regjimit do të thotë veprim i gjerë në të gjitha nivelet dhe kjo është pikërisht arsyeja pse VMRO-DPMNE ka arritur një hap demokratik përpara.

Lidhur me detajet e Planit për luftë kundër korrupsionit dhe zbatimin e tij, zëvendëskryeministri Nikollovski sqaroi për MIA-n se të shtatë institucionet antikorrupsion janë të detyruar të lidhen me Platformën kombëtare të ndërveprimit për shtatë organet antikorrupsione, një platformë që siguron shkëmbimin në kohë të të dhënave në mënyrë elektronike për lëndët e lidhura me korrupsionin.

“Ajo që mund të them në mënyrë të përmbledhur është se problemi më i madh është lidhja sistematike e institucioneve dhe shkëmbimi i shpejtë dhe efektiv dixhital i dokumenteve dhe jemi duke punuar në mënyrë aktive dhe do të punojmë në të ardhmen për të kapërcyer këtë problem. Gjithashtu, një pjesë e institucioneve përballen me kuadër të pamjaftueshëm, siç është rasti me DAP ose qendrat hetimore të Prokurorisë Publike, ku ka mungesë të stafit për hetime serioze financiare. Gjithashtu mangësi serioze është legjislacioni dhe kornizat ligjore që ndonjëherë janë në përplasje dhe janë të paqarta në lidhje me kompetencat e institucioneve të ndryshme”, shpjegoi Nikollovski.

Lidhur me raportin e Transparensi Interneshënël, zëvendëskryeministri thotë se nuk mund të priten rezultate të shpejta dhe renditje pozitive pas 11 viteve të regjimit. Ai theksoi se këto raporte më tej i motivojnë ata që të jenë më të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe se si Qeveri, me zgjidhjet e çështjeve për korrupsion të lartë, me aktvendime përfundimtare në një numër të madh të çështjeve që lidhen me regjimin e mëparshëm dhe kanë dëshmuar ndaj opozitës që përpjekjet e tyre për të vepruar kundër sundimit të ligjit janë të kota.

Pohon se Qeveria ka marrë masa në luftën kundër korrupsionit edhe para Planit, me Kodin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike, të miratuar vitin e kaluar. Ata drejtohen nga motoja e drejtësisë joselektive dhe kjo, sipas Nikollovskit, u tregua nga shkarkimi i zyrtarëve që shkelën dispozitat e Kodit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *