Mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka kaluar 100 000 të hënën, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Italia është vendi i shtatë në botë që kalon këtë shifër, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Meksikës, Indisë, Rusisë dhe Britanisë.

Ministria italiane e Shëndetësisë tha të hënën se 318 pacientë me koronavirus kanë vdekur në 24-orëshin paraprak.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend arrin në 100,103.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Italia ka regjistruar edhe 20,765 raste të reja me koronavirus.

Infektimet janë rritur për 23 për qind javën e kaluar, në krahasim me javën paraprake.

Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Italia përballet me rritje të re të rasteve, pasi një variant më ngjitës i koronavirusit ka marrë hov.

Pranverën e vitit të kaluar, Italia ka qenë vatra e para e koronavirusit në Evropë.

Ky vend ka konfirmuar mbi 3 milionë njerëz të infektuar.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 116 milionë vetë.

Prej tyre, mbi 2.5 milionë kanë vdekur dhe mbi 66 milionë janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *