Mbi 11 mijë mërgimtarë janë regjistruar brenda një dite

Enti Shtetëror për Statistika njofton se procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit vazhdon me tempo të lartë.

Nga ESHS njoftojnë se në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar 11.101 persona.
“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 171.620 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot. Vetëm në ditën e fundit janë regjistruar 11.101 persona”.

“Interesant janë numrat edhe nga Xhibuti, ku ka 3 shtetas të Maqedonisë, në Tuvalu 4, Svalbard dhe Jan Majen 4 dhe të tjerë”, thonë nga ESHS.

Ata bëjnë thirrje që fushata për regjistrimit të vazhdojë dhe çdo kush të regjistrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *