Mbyllet lokali në Gostivar, arrestohet pronari dhe disa shtetase te huaja

Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (09.03.2021) në ora 20:30 policia në bashkëveprim me inspektorët shtetëror të tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Negotinë të Gostivarit, në pronësi të S.T. 21 vjeç, nga po i njëjti fshat. Gjatë kontrollit në objekt janë takua 30 persona, mysafir, bendi dhe 13 femra (5 shtetase të huaja dhe 8 shtetase të maqedonase) të cilat i kanë argëtuar mysafirët, dhe është konstatuar se nuk janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtij rasti pronari i lokalit është sjellë në mënyrë agresive ndaj policisë dhe inspektorëve. Ai është arrestuar dhe dërguar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. Në stacionin policorë janë dërguar edhe shtetaset e huaja.
Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *