Mbyllet një kafene në Reçicë të vogël

Me 05.03.2021 në ora 21.30 zyrtarët policor nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektor nga Inspektorati shtetëror i tregut gjatë kryerjes së kontrollit në një kafe në fshatin Recicë e Vogël, në pronësi të S.J.(54) nga fshati Recicë e Vogël, është konstatuar mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë ku në objekt janë gjetur tetë persona.

Objekti nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut është mbyllur, ndërsa pronari S.J. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *