Mbyllet objekti hotelerik në Tetovë, ndërpritet dasma me 80 mysafirë

Më 07.03.2021 në periudhën nga ora 18.00 deri në 20.45 në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll në një restorant në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë. Rreth 80 mysafirë u gjetën në këtë objekt hotelerik informon Tetovasot
Objekti është mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe menaxheri D.S. (38) nga fshati Reçica e Vogël e Tetovës, është privuar nga liria dhe është mbajtë në stacionin policorë. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht do të përgaditet parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *