Më 28 mars mbërrijnë 24 mijë vaksina AstraZeneca

Dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZeneka” përmes sistemit Kovaks do të mbërrijë në vend më 28 mars, e cila, siç është njoftuar nga autoritetet, duhet të fillojë vaksinimin e popullatës.

“Këtë javë, më 28 mars, në 07:55, dërgesa e parë e 24.000 vaksinave të “AstraZenekës” arrin në Shkup përmes sistemit Kovaks”, njoftoi mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Siç njoftoi Filipçe në ditët e fundit, sasi më të mëdha të vaksinave pritet të mbërrijnë në prill nga Kina dhe Rusia.

Në pajtim me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik, dje në 24 orët e fundit janë bërë 3.897 testime, ndërsa janë regjistruar 1.264 raste të reja me Kovid-19, 29 të vdekur, 722 pacientë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *