“Me kë do t’i qaj hallet e dertet”, Sabri Fejzullahu i pikëlluar për vdekjen e cimës

Dje aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi-Cima është ndarë nga jeta. Humoristi ishte në moshën 71-vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Reagimet ishin të shumta nga estrada shqiptare. Të cilët u shprehën të pikëlluar për lajmin e marrë. Sabri Fejzullahu së fundmi ka reaguar në rrjete sociale për humbjen e mikut të tij duke u shprehur i zemërthyer për humbjen e Cimës.

Ai u shpreh se Cima do t`i mungojë jo vetëm si mik por edhe si njeri me të cilin kishte ‘ndarë hallet e dertet’, derisa iu shprehu ngushëllime edhe familjes së artistit si dhe të gjithë shqiptarëve anembanë.

Ai postoi edhe një fotogra me humoristin të shkëputur nga njëra ndër skeçet e tyre që kishin marrë pjesë së bashku.

“Shpejt ike, merre me mend të shkruaj unë për shkuarjen tënde në atë botë. Sa pikëllim e sa dhimbje. Kush do t`i dhurojë jetë, buzëqeshje, dashuri ashti si na dhe ti neve shqiptarëve. Lamtumirë zemra ime”, shkroi Sabriu për mikun e ngushtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *