Me shumicë votash në Parlamentin Evropian mbështetet liberalizimi i vizave për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion,Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimet plenare për raportin e Kosovës, shumica dërrmuese e ka mbështetur liberalizimin e vizave”.

Tutje Cramon i ka bërë thirrje që njësoj të veprojë edhe Këshilli i BE-së.

I njëjti raport për Kosovë ishte miratuar nga Komisioni për politikë të jashtme i PE-së në muajin shkurt në të cilin iu bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *