Mërgimtari në hall se si të regjistrohet, ka edhe grua edhe dashnore (Video)

Një moment interesant ka mdodhur në emisionin Click Plus teksa po bisedohej për procesin e regjistrimit të diasporës. Paqartësitë dhe problemet e shumta teknike e karakterizuan ditën e parë të këtij procesi, ndërsa nê studio për të sqaruar mangësitë ishte zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami. Gjatë emisionit kishte lidhje “live” me mërgimtarë shqiptarë që ankoheshin dhe kërkonin sqarime për paqartësitë e procesit, përcjell in7.

Advertisement

I tillë ishte edhe mërgimtari nga Suedia, të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme e që kishte dilema se si duhet ta plotësojë formularin në pjesët ku kërkohet përgjigje për statusin martesor, se a jeton me bashkëshorten apo me person jashtë martese. Përgjigja e mërgimtarit ishte se ka edhe grua, por edhe dashnore dhe kjo i shkaktonte huti./in7.tv/

Advertisement

Leave a Reply