Merkel: Variantet e reja të virusit, do të jenë rezistuese ndaj vaksinave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi se numri i infeksioneve do të ulet në javët e ardhshme.

Ajo thotë se ekziston rreziku i infektimeve të reja, të ndryshme të koronavirusit që do të jenë rezistuese ndaj vaksinave.

Merkel njoftoi se duhet të vendoset një shtetrrethim në të gjitha pjesët e Gjermanisë me një numër të lartë të rasteve të reja të koronavirusit,

“Ne kemi hyrë në fazën më të rrezikshme të pandemisë. Në javët e ardhshme, do të sqarohet nëse mund ta mbajmë pandeminë nën kontroll”, tha Merkel, raporton reuters.

Shefi i stafit të kancelares, Helga Braun, konfirmoi për mediat gjermane se vendi po hyn në fazën më të rrezikshme të pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *