Meta pas konfliktit me policët: Do përfundoni si policët e Mubarakut, mos ndiqni të sëmurin!

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën tejet të tensionuar në zyrat e FRD, ku u përplas me policinë bashkiake.

Ndërsa presidenti kërkonte që forcat e policisë të dilnin të gjithë jashtë, i kërcënoi policët duke i thënë se i fuste në burg vetë. Të njëjtin apel pati edhe jashtë zyrave të FRD.

“Po ju paralajmëroj, të gjithë zbatoni ligjet mos të përfundoni si policët e Mubarakut. Edhe atij të Tiranë mos ndiqni urdhrat e të sëmurit psiqik”, tha Meta.

Kujtojmë se shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.

Në një deklaratë për mediat Sali Shehu kreu i FRD tha se kjo është një goditje politike në një moment prag fushate. /Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *