Mickoski: VMRO nuk do ti njohë rezultatet e regjistrimit

Le të vazhdojnë ta shtyjnë me dhunë procesin për Regjistrimin, them se opozita nuk do të jetë konstruktive dhe hyjmë në krizë politike, e të shohim se kush do të fitojë. VMRO-DPMNE nuk do t’i njohë rezultatet, nëse vendosin ta shtyjnë dhunshëm procesin, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në emisionin “Çka nuk është e qartë” në Televizionin “Alfa”.

I pyetur se për çka do të bisedohet në takimin e të hënës me Zaevin dhe nëse do ta pranojë ofertën për koalicion të gjerë, Mickoski tha se në takim shkon për shkak se populli pret të bëhet diçka për problemet e tyre, e jo tërë kohën të sulmohen mes vete.

“Nuk flas për koalicion të gjerë, qëndrimi im është qeveri eksperte që duhet t’i organizojë zgjedhjet e ardhshme lokale ose qeveri e unitetit kombëtar dhe kjo është edhe nevojë e shtetit”, tha Mickoski.

Për mundësinë që të bisedohet për zgjedhje të parakohshme së bashku me ato lokalet, Mickoski tha se do të bisedohet dhe se janë të mundshme vetëm zgjedhjet lokale, kështu që nga rezultatet nga ato janë të mundshëm tre skenarë.

I pyetur nëse mund të kërkojë shtyrje të Regjistrimit në takimin me Zoran Zaevin të hënën, Mickoski tha se duke i parë qëndrimet e tyre në opinion, nuk janë të gatshëm për bisedë dhe kjo nuk do të jetë temë e takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *