Miliona euro ndihmë për komunat, gjysmë milioni vetëm për Komunën e Haraçinës

Për rikonstruktimin e infrastrukturës rrugore komunat do të marrin 70 milionë euro. Paratë janë të pakthyeshme pasi janë donacion nga Banka Botërore për zhvillimin e vetëqeverisjeve lokale. Por, për t’i marrë këto fonde, komunat patjetër do duhet në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve të dorëzojnë projekte për çfarë konkretisht do t’i shfrytëzojnë paratë. Të drejtë aplikimi kanë 80 komuna, ndërsa shuma që do ta marrë çdo komunë është në bazë të numrit të popullatës në atë vend. Konkretisht, për Haraçinën e cila mes tjerash është e njohur si komunë ku nuk paguhet tatimi i pronës, do të ndahen 500 mijë euro për rikonstruktimin e rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *