Milloshoski: Deputetët e VMRO-së nuk kanë pasaporta bullgare

Antonio Milloshoski sot tha se deklarata e ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov se deputetët e VMRO-DPMNE kanë shtetësi bullgare është gënjeshtër. Ai thotë se të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vetëm pasaporta maqedonase. Milloshoski tha se këtë mund edhe ta dëshmojë, transmeton Alsat.

“Komenti ynë është i shkurtër, deputetët e VMRO-DPMNE janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe vetëm të Republikës së Maqedonisë. Por kur ka skandal në lidhje me kompanitë fantazmë, vaksinat fantazmë, ka edhe lista të pasaportave fantazmë. Ne besojmë se kjo është një përpjekje për de-fokusimin e popullatës nga afera korruptive për furnizimin me vaksina përmes një kompanie fantazmë me tre të punësuar, e që pritej të bënte transaksion të madh milionash, ndërsa kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë me siguri kanë dashur të realizojnë fitim. Në VMRO-DPMNE, deputetët kanë vetëm pasaporta maqedonase dhe votojnë në Republikën e Maqedonisë,” tha Milloshoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *