Ministria e Shëndetësisë: Interesim i madh i qytetarëve për vaksinim

“Gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 730 persona në të gjitha punktet e vaksinimit në vend. Sipas të dhënave të sistemit “Termini im”, interesimi i qytetareve mbi 77 vjeç të cilët gjatë ditës së djeshme filluan procesin e vaksinimit është shumë i lartë, gjegjësisht vetëm 2 për qind e qytetarëve të cilët kishin caktuar termin nuk e kanë pranuar vaksinën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Procesi i imunizimit të popullatës filloi dje në Shkup, gjegjësisht në poliklinikat Jane Sandanski, Çair dhe Bukuresht si dhe në Shtëpitë e shëndetit në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe Kavadar. Nesër fillon vaksinimi edhe në qytetet tjera si në Tetovë, Strugë, Negotinë, Kriva Pallankë, Vevçani, Valandovë, Rostush, Gostivar, Gjevgjeli, dellçevë, Sveti Nikollë, Resnjë, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenica, Kratovë, Kërçovë, Koçanë, Radovish, Vinicë, Probishti, Dibër, Pehçevë dhe Makedonski Brod.

Vaksinimi po kryhet në punktet ekzistuese në institucionet shëndetësore në të gjithë vendin. Punktet për vaksinim punojnë nga ora 08;00 deri në ora 20:00, çdo ditë nga e hëna deri të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *