Miriami për presidenten Osmani: Arritje historike për vajzat dhe gratë shqiptare

Vjosa Osmani ka marrë urime të panumërta për postin e Presidentes së Kosovës, ndër ato urime shumë janë të artistëve të mirënjohur.

Miriam Cani i është gëzuar shumë faktit se një grua është në krye të Republikës së Kosovës.

Miriami ka zgjedhur ta urojë presidenten duke publikuar një video të Vjosës me bashkë me dy vajzat binjake, duke kënduar këngën “Dhurata”, të Albanit e Miriamit.

Me këtë rast, ajo e ka uruar Presidenten, duke thënë se kjo është arritje e madhe dhe historike për vajzat shqiptare, që duhet të besojnë se çdo gjë mund të arrihet në jetë.

“Urime zonjës Vjosa Osmani e cila është zgjedhur si Presidente e Republikës së Kosovës. Një tjetër arritje e madhe dhe historike për vajzat dhe gratë shqiptare të cilat duhet të frymëzohen nga një ngjarje e tillë e të besojnë se çdo gjë mund të arrihet në jetë”, ka shkruar Miriam në Instagramin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *