“Monstra”, prokuroria kërkon paraburgim edhe për tre protestues

Nën bazën se kanë kryer veprën penale – Pjesëmarrje në turmë, Prokuroria Publike e Shkupit kërkon paraburgim për tre persona që kanë marrë pjesë në protestën për rastin gjyqësor “Monstra”.

Këtë e bëjnë edhe mbi bazën se kryerësit e veprës penale, ekziston rreziku që të arratisen.

“Të dyshuarit, dy prej të cilëve janë të moshës nga 29 deri 22-vjeçare, kanë qenë pjesë e turmës të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj nëpunësve policor dhe disa personave të tjerë të pranishëm”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prkurorisë.

Nga atje shtojnë, se ata dhunën e kanë kryer duke gjuajtur me gurë, me bekatonë, shufra metalike dhe mjete të tjera me qëllim që të shpërndajnë kordonin policor.

“Si rezultat i kësaj, është lënduar një gazetar në vendngjarje, kurse janë lënduar 11 nëpunës policorë”, shtojnë nga Prokuroria.

Paraprakisht, Prokuroria paraburgim ka kërkuar edhe për dy pjesëtarë të tjerë të protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *