Moti me vranësira dhe reshje shiu, në male dëborë

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me reshje të borës. Gjatë ditës, reshjet do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta, gjegjësisht në pjesët perëndimore. Reshje më të rrëmbyeshme priten në perëndim ku në male shtresa e borës do të rritet, ndërsa deri në fund të ditës shtresë e vogël e borës do të formohet edhe në disa vende më të ulëta. Paradite do të fryjë erë e matur jugore, ndërsa pasdite e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8 gradë, ndërsa maksimalja prej 5 deri 13 gradë.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply