Muzikë “live” në Kumanovë, policia ndërpret ahengun

Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme pas informacioneve paraprake, rreth orës 19:05 policia ka kryer kontrolle në një objekt në rrugën “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë, transmeton Alsat. Policia ka vërejtur parregullsi, respektivisht qytetarë që nuk respektonin rregullat e pandemisë. Policia dhe Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka kryer kontrolle në objektin nën pronësi të 58-vjeçarit N.R. nga Kumanova, dhe është konstatuar se në objekt është organizuar “muzikë gjallë”. Në lokal janë kapur katër mysafirë, një i punësuar dhe tre muzikantë. MPB njofton se kundër personave në fjalë po përgatitet padi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *