Nata e dytë e orës policore

Në orën 22 ka filluar nata e dytë e orës policore e cila do të zgjas deri në orën 05 të mëngjesit. Në këtë periudhë kohore lëvizja është e kufizuar. Nga MPB kanë paralajmëruar se edhe sonte do të ketë kontrolle të përforcuara dhe kanë apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat dhe ata të cilët nuk do ta bëjnë këtë, do të ketë sanksione kundërvajtëse dhe penale.

Ora policore do të zgjasë deri më 22 mars. Vendimin pardje e miratoi Qeveria me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse e cila pret që me një masë të këtillë restriktive do të ulet numri i personave të sëmurë dhe të hospitalizuar.

Lëshime nga ndalesa për lëvizje do të ketë për ata qytetarë të cilët kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore. Vendimi për ndalesë të lëvizjes nuk do të vlejë edhe për pasagjerët që vijnë ose largohen nga aeroportet ndërkombëtare e që si leje për lëvizje do t’u pranohen biletat e aeroplanit.

Kjo procedurë është e njëjta edhe për pasagjerët në transportin ndërkombëtarë të pasagjerëve. Për transportuesit e personave dhe mallrave që transportin e realizojnë gjatë ndalesës së lëvizjes, si leje do të pranohet urdhri i udhëtimit, ndërsa transportuesit transitues do të jenë të detyruar të largohen nga vendi nga një vendkalim kufitar në tjetrin brenda një maksimumi prej 3 orësh.

Për qytetarët e tjerë lëvizja në periudhën prej orës 22 deri në orën 05 do të jetë vetëm me leje. Do të vlejnë të njëjtat leje që kanë vlejtur edhe vitin e kaluar kur u vendos orë policore. Ata që kamë humbur lejet, MSHIA do të japë të reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *