Ndërhyrja prej “killeri” e sulmuesit të Rangers, shikoni dëmtimin ‘horror’ të portierit të Slavias (Foto)

Episod i frikshëm në sfidën mes Glasgow Rangers dhe Slavias së Pragës në sfidën e kthimit të fazës së 1/8-tave të Europa League-s, që u mbyll me fitoren 0-2 të skuadrës çeke (u kualifikua në çerekfinale).

Advertisement

Në minutën e 61-të, sulmuesi i skuadrës skoceze, Kemar Roofe, kreu një ndërhyrje horror ndaj portierit të Slavias, Kolar.

“Gardiani” çek ishte I detyruar të braktiste fushën me barrelë, ndërsa Roofe u ndëshkua me karton të kuq. Se sa brutale ishte ndërhyrja e tregojmë më së miri fotot e këtij episodi. Përveçse ka një çarje të thellë dhe të gjatë, portieri Kolar ka gjithashtu frakturë në kafkë.

Advertisement

Leave a Reply