Ndëroi jetë Gafur Abdiu – FI & GA, pronari i njërës nga fotokopjet më të njohura të qytetit

Ka ndëruar jetë Gafuri Abdiu, pronari i punëtorisë së fotokopjeve “FI&GA” që gjendet në njërin nga lokalet e pallatit të kulturës.

Advertisement

Shumë miq dhe familjarë ndanë dhimbjen në rrjetet sociale duke ngushëlluar familjen.

Bekim Demiri

“Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi”
U bashkofshim ne Xhennet inshaAllah axha Gafur.
Gafur Abdiu – fi&ga”

Imran Mehmedali

“Kam qenë i nderuar që të kam patur shok…
All-llahu të shpërbleftë me Xhennet.

Bio mi je gušt imati te za prijatelja…Allah ti podario lijepi Džennet. Gafur Fi & Ga"

Urim Saliu
“Sa e trishtueshme .Sa njeri i mirë që do na mungojë kaq shumë.S’mund akoma ta besoj”

Lejla Halimi Lumani
“Nuk mundem ta besoj! Ai ishte qendra jone, ndalesa e perditshme jo vetem per pune, po edhe muhabet e humor…pa fjale…ngushellime familjes!”

Metin Izeti
“Zoti xhennetin ia dhashte. E kemi dashte dhe na ka dashte…”

Teuta M. Halimi Selmani
“Ngushellime per familjen! Shume keq e kemi perjetuar kete lajm!”

Bardhyl Zaimi
“Nje lajm i trishte, ngushellime!”

Xhevdet Jashari

“FIGA-GAFUR PSE KAQ HERET PSE!!!
O njeri i mire, o njeri i madh, o intelektuali madh, o njeri qe te donim te gjithe, o njeri qe sherbeve cdo nxenes cdo student me libra, qe i dhurove cdo njeriut miresine e papershkrushme qe pate pse ike kaq heret pseee! me ke bere te qaj me lot o Gafur ooo njeri i Zotit!
Zoti te shperblefte me te mirat e tij ne ate bote oooo Gafuri jem i familjes tem i shocnis teme i kombit tem!
U PREFSH NE PAQE OOO NJERI I MADH!”

Stafi i Gazetës Populli i shpreh ngushllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që e njohën Gafurin.

Advertisement

Leave a Reply