Ndërron jetë mësuesja , lulet për 8 mars mbesin në klasë

Lulet për 8 Mars nga nxënësit e klasës së parë të sh.f Faik Konica e fshatit Radushë të Shkupit sot mbetën mbi tavolinë. Në mëngjes kur ata duheshte t’ia japin mësueses, atyre ju erdhi lajmi se mësuesja e tyre herët në mëngjes kishte ndërruar jetë.

Mësuesja Xhezide jepte mësim në këtë shkollë për 30 vite dhe e bënte punën me shum pasion. Dëshira për të vazhduar tutje sot u shua. Kolegët thonë se mësuesi tjetër që e merte Xheziden me veturë çdo mëngjes në Gjorçe, njejt edhe sot e kishte pritur por ajo nuk ishte paraqitur si rëndom. Pas një pritje 30 minuta kolegu e kërkon në telefon dhe nga vajza e saj se nëna apo mësuesja Xhezide sapo u nda nga kjo jetë.

I pikëlluar nga ky lajm kolegu arrin në shkollë me zemër të thyer, ndësa në të aritur pedagog’ja e shkollës kërkon Xheziden sepse nxënësit mezi e presin, sepse kan mbush klasën me lule, por që mbetën aty. Pedagogja e kishte patur shum të vështirë tua jap lajmin nxënësve sepse ata ishin klasa e parë. Vorrimi i mësueses u bë një ditë pas ditës së mësuesit shqiptar, mu në ditën e gruas më 8 Mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *