Ndërtohet ura për këmbësorë në Strimnicë, me vetëfinancim (FOTO)

Në Strimnicë ka nisur puna për ndërtimin e urës së re për këmbësorë,që do ketë një pamje të bukur ndërsa e gjithë kjo do të realizohet me një bashkëfinancim midis mërgimtarëve nga ky fshat dhe banorëve atje informon Tetovasot. Autoritetet vendore thanë se përveç kësaj do të ketë edhe ndërtime tjera që do jenë në shërbim të banorëve .

Advertisement

Kryetari i Bashkësisë lokale në Strimnicë Qenan Iseni falenderon të gjithë ata që ndihmojnë në këtë projekt për të mirën e fëmijëve të këtij fshati. Sipas tij pas përfundimit të urës, do të ketë edhe ndërtime tjera që ky fshat të jetë një ndër fshatrat shembull në Komunën e Zhelinës dhe më gjerë.
Ura do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve ndërsa pas përfundimit ajo do të ketë pamjen e urës së Londrës.

Advertisement

Leave a Reply